E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Tre Musketjerët’ tmerri i Edi Ramës për zgjedhjet e 30 qershorit
Politikë

‘Tre Musketjerët’ tmerri i Edi Ramës për zgjedhjet e 30 qershorit

‘I bëj thirrje Edi Ramës, ti hapë rrugë qeverisë së re që të çojë vendin në zgjedhje të lira dhe të barabarta. Zgjedhjet e qershorit do të quhen të intimiduara të vjedhura’, kjo ka qenë deklarata e bërë dje në fjalën e tij të parë në Kuvendin e Shqipërisë nga ana e deputetit Kujtim Gjuzi, por mesa duket sot ai ka ndryshuar mendim.

Ashtu siç tha dhe vetë Gjuzi, pas marrjes së mandatit po i vijnë të mirat, pasi gruaja anuloi divorcin, tashmë ai ka gjetur dhe kandidatin që do të mbështesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Kujtim Gjuzi dhe kreu i Aleancës Demokristiane, Zef Bushati, kanë lidhur sot ‘besën’ me Eduart Ndocajn, dhe kanë vendosur ta mbështesin atë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, si kandidat për Bashkinë e Lezhës.

Mesa duket edhe këtë herë siç shihet në foto ‘Tre Musketierët’ e gjetën sërish Dartanjanin. /Boldnews.al

Ja çfarë shkruan Gjuzi në FB:

Konservatoret dhe Demokristianet te bashkuar ne mbeshtetje te kandidatit Z.Eduart NDOCAJ per te fituar postin e Kryetarit te Bashkise Lezhe.

“Bashke per Lezhen Europiane”

Propozim i Presidentit te Aleances Demokristiane

Z.Zef BUSHATI dhe Kryetari i Partise Konservatore deputet Kujtim GJUZI.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.