E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tre të arrestuar në Mamurras/ Vjedhësit e energjisë elektrike, dhunojnë punonjësit e OSHEE
Lajme

Tre të arrestuar në Mamurras/ Vjedhësit e energjisë elektrike, dhunojnë punonjësit e OSHEE

KURBIN – Shërbimet e Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, kanë vijuar kontrollet në të gjithë qarkun, në bashkëpunim me OSHEE-në, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike.

Mësohet se efektivët kanë arrestuar në flagrancë tre persona, për vjedhje të energjisë elektrike dhe dhunim të punonjësve të OSHEE

“Si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasi: K. L., 23 vjeç, K. L., 18 vjeç (vellëzër) dhe P. B., 48 vjeç banues në Mamurras, Kurbin. Gjithashtu, u shpall në kërkim policor shtetasi V. L., banues në Mamurras.

Punonjësit e OSHEE-së, gjatë kontrolleve të përbashkëta, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit P. B., i cili në bashkëpunim me shtetasit e tjerë ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e OSHEE-së, për shmangien e veprimeve procedurale”, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në bashkëpunim”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.