E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
tregtonte radio policie në rrjetet sociale, vihet në pranga 28-vjeçarja nga Tirana
Lajme

tregtonte radio policie në rrjetet sociale, vihet në pranga 28-vjeçarja nga Tirana

Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçare të identifikuar si Marinela Gjinaj. Kjo e fundit reklamonte në rrjetet sociale radio si të policisë, dhe i tregtonte ato kundrejt fitimit. Policia ka zbuluar 15 radio të tilla, pas kontrollit në një mjet të shërbimeve postare. E reja akuzohet për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Receiver”, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Reklamonte dhe tregtonte radio policie, në një faqe në rrjete sociale, vihet në pranga 28-vjeçarja. Sekuestrohen radio si ato të Policisë, të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Receiver”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases: M. Gj., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet për shërbime postare, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një pako, brenda së cilës kishte 15 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, të dyshuara të kontrabanduara.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo pako ishte dërguar nga shtetasja M. Gj., e cila i reklamonte dhe i shiste këto radio, që dyshohet se janë futur kontrabandë, në një faqe online, dhe dërgesat i bënte nga shërbime postare, veprimtari të cilën nuk e kishte regjistruar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 15 radiot.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.