E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tritan Kalo: Jemi gati në çdo çast për sfidën ndaj Covid
Publik News

Tritan Kalo: Jemi gati në çdo çast për sfidën ndaj Covid

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, ka dhënë jep një tjetër mesazh për koronavirusin.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shprehet se vijimësia e pandemisë është mjaft e sigurtë.

Më tej, Kalo thekson se mjekët bashkë me Shefen e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, Najada Çomo janë në spital çdo çast për tu përballur dhe për t’ja dalë me sukses në sfidën ndaj Sars-Cov2/Covid-19.

Mesazhi i Kalos:

“VIJIMËSIA është mjaft e sigurtë….Kënaqësija dhe Krenarija e një DIJEDHËNËSI, janë dy ndjesi të cilat e plotësojnë njëra tjetrën sidomos kur sheh shpresëplotë, se ish studentët e tij sot performojnë me mjaft sukses si brënda dhe jashtë vendit….ATA/ATO marin sot mbi supe përgjegjësi të rënda për tu bartur nga gjithkush dhe me guxim, këmbëngulje, profesionalizëm e në bashkëpunim me të gjithë stafin tjetër spitalor, mundet t’ua dalin mbanë atyre….

Së bashku me Dr. Najada Çomon tashmë jo në pozicionin e studentes, POR në pozicionin e Shefes së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT/Covid-1, jemi aty çdo çast për tu përballuar dhe për t’ja dalë me sukses në sfidën ndaj Sars-Cov2/Covid-19….Kurdoherë ecurija e mbarë e një sektori të Shëndetësisë Publike, mvaret shumë nga sigurimi i vijimësisë së punës nga një brez në tjetrin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.