Tritoli në pallatin e “gjyqtarëve”, arrestohet autori
Policia ka arrestuar personin që vendosi eksplozivin mbrëmjen e djeshme në një apartament në pallatin e gjyqtarëve te zona e “Vasil Shantos”, në Tiranë.
Arben Bardhi, 58 vjeç, është kapur mesditën e sotme nga policia në Lezhë, ndërsa është sjellë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Ai akuzohet se mbrëmjen e shkuar në rrugën “Mihal Topia”, vendosi tritol në banesën e Vasillaq Stavros.
Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.
Një konflikt pronësie dyshohet se është shkaku i vendosjes së lëndës eksplozive.
Burimet kanë bërë të ditur për ora se të njëjtës familje i është vendosur edhe më parë lëndë eksplozive si dhe i është djegur një automjet. Po ashtu saktësohet se konflikti ka lindur pas blerjes së apartamentit që ishte i sekuestruar prej një banke të nivelit të dytë.
Shpërthimi i tritolit dyshohet se është kryer me telekomandë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00 të së enjtes ndërsa edhe një familje në katin e tretë u bllokua brenda nga shpërthimi i fuqishëm, për të cilët u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ti hapur derën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



