Tritoli në Tiranë, zbulohet skema, 7 persona përfundojnë në pranga
U porosit nga burgu i Fushë Krujës
Një operacion i Policisë së Shtetit ka çuar në zbardhjen e shpërthimit me eksploziv që ndodhi në fillim të muajit mars në një lagje të kryeqytetit. Autoritetet kanë arrestuar disa persona të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se organizoi dhe realizoi vendosjen e lëndës plasëse në një automjet.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 10 marsit në rrugën “Vasil Ndoçka”, në Tiranë, ku një sasi eksplozivi shpërtheu në automjetin në pronësi të shtetasit O. K. Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale dhe nuk pati të lënduar.
Operacioni policor “Porosia”
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë së Shtetit dhe të Komisariatit Nr. 6 nisën hetimet dhe organizuan operacionin policor të koduar “Porosia”, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, administrimit të provave në vendin e ngjarjes dhe analizimit të kamerave të sigurisë në disa akse rrugore, hetuesit arritën të dokumentojnë të gjithë skemën e organizimit të sulmit.
Si rezultat i operacionit janë vënë në pranga 7 persona, ndërsa është proceduar edhe një tjetër që ndodhet aktualisht në burg.
Kush janë të arrestuarit
Për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, të kryer në bashkëpunim, janë ndaluar shtetasit:
-
J. G., 32 vjeç
-
R. B., 25 vjeç
-
K. A., 24 vjeç
-
E. L., 27 vjeç
Ndërsa për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, janë ndaluar:
-
G. K., 29 vjeç
-
D. H., 34 vjeç
-
G. M., 19 vjeç
Gjithashtu është bërë ndalimi me iniciativë edhe ndaj shtetasit S. N., 33 vjeç, i cili ndodhet aktualisht në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë, i dyshuar si personi që ka porositur vendosjen e eksplozivit.
Si u organizua sulmi
Nga hetimet ka rezultuar se personi që vendosi dhe shpërtheu lëndën eksplozive ishte shtetasi J. G. Ai dyshohet se është ndihmuar nga bashkëpunëtorët e tij, të cilët i kanë siguruar fotografitë dhe vendndodhjen e automjetit të shënjestruar.
Po ashtu, bashkëpunëtorët i kanë vënë në dispozicion biçikletën me të cilën ai është larguar nga vendi i ngjarjes, banesën ku është strehuar dhe sasinë e eksplozivit që u përdor për shpërthimin.
Ndërkohë, tre persona të tjerë dyshohet se kanë transportuar autorin me automjet në ditën e ngjarjes.
Sekuestrohen prova materiale
Gjatë operacionit policor janë sekuestruar disa prova që dyshohet se lidhen me ngjarjen, mes tyre:
-
biçikleta e përdorur nga autori
-
rrobat e përdorura gjatë krimit
-
automjetet me të cilat kanë lëvizur të dyshuarit
-
telefonat celularë të tyre
Materialet procedurale për këtë çështje i janë referuar Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”.
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 10.03.2026, në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në automjetin në pronësi të një shtetasi.
Vihen në pranga 7 shtetas, të përfshirë në ngjarje, në formën e një grupi të strukturuar kriminal, shtetas me precendent të theksual kriminal.
Sekuestrohen biçikleta e përdorur në ngjarje, rrobat e autorit të përdorura gjatë saj, automjetet me të cilat kanë lëvizur të dyshuarit dhe aparatet celularë të tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku në automjetin në pronësi të shtetasit O. K. shpërtheu një sasi lënde plasëse (me pasoja vetëm dëme materiale), kanë organizuar operacionin policor “Porosia”, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, administrimit të provave në vendngjarje, si dhe këqyrjes së kamerave në akse të ndryshme rrugore përmes të cilit dyshohet se mund të ishin larguar autorët, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.
Në vijim të veprimeve proceduriale për këtë rast:
-u ndaluan shtetasit J. G., 32 vjeç, R. B., 25 vjeç, K. A., 24 vjeç dhe E. L., 27 vjeç, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim;
-u ndaluan shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim;
-u bë ndalimi me iniciativë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” ndaj shtetasit S. N., 33 vjeç, aktualisht në IEVP.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi J. G. është personi që ka vendosur dhe shpërthyer lëndën eksplozive, i cili është ndihmuar nga shtetasit K. A., R. B. dhe E. L., duke i siguruar fotot dhe vendndodhjen e automjetit të dëmtuar, biçikletën me të cilën ka lëvizur autori, banesën ku është strehuar si dhe sasinë e lëndës eksplozive të vendosur. Ndërkohë, Shtetasi S. N., aktualisht në IEVP Fushë-Krujë, i akuzuar për vepra të rënda kriminale, dyshohet se është personi që ka porositur vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetasit O. K.
Më tej, shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, kanë transportuar me automjet, më datë 10.03.2026 autorin e vendosjes së eksplozivit, shtetasin J. G.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



