E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tropojë/ Humb  në aksident jetën 9-vjeçari, plagosen 5 të tjerë
Lajme

Tropojë/ Humb në aksident jetën 9-vjeçari, plagosen 5 të tjerë

Një aksident i rënë ka ndodhur sot në Tropojë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Bajram Curri – Sopot.

Si rrjedhojë ka ndërruar jetën gjatë transportimit për në spital një djalë i mitur,

Ndërkohë 5 shtetas të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 

Njoftimi i policisë:

Tropojë/ informacion paraprak.

Më datë 21.07.2019, në aksin rrugor Bajram- Curri – Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë, janë përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.Ç., banues në Tropojë, me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin Z.M.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët shtetasit A.Ç, A.Ç, H.L., si dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.