Trump: Nga sot, ShBA do të jenë një vend i pavarur, i lirë dhe sovran
Donald Trump, ka mbajtur një fjalim të fortë pas betimit të tij si Presidenti i 47-të i ShBA-ve, ku theksoi se epoka e artë sapo ka filluar.
Duke u ndalur te problemet e fundit të ShBA-së me lirinë, Trump u shpreh se në vitet e fundit vendi ka vuajtur shumë, por ai do ta kthejë përsëri në këmbë dhe do t’i japi madhështinë që nuk e ka pasur më parë.
‘Duke nisur nga kjo ditë, ShBA do të jenë një vend i pavarur, i lirë dhe sovran. Do të qëndrojmë me trimëri, do të jetojmë me krenari, do të ëndërrojmë me guxim dhe asgjë nuk do të na pengojë sepse ne jemi amerikanë dhe e ardhmja është e jona dhe epoka e artë sapo filloi’, u shpreh Trump.
Trump: Në vitet e fundit vendi ynë ka vuajtur shumë, por megjithatë ne do ta kthejmë përsëri në këmbë dhe do t’i japim madhështinë që nuk e ka pasur më parë. Do të jemi një komb si asnjë tjetër plot me dhembshuri kurajo dhe do të jemi të jashtëzakonshëm. Do të krijojmë një frymë të re bashkimi ndaj një bote, e cila ka qënë e ashpër, e egër dhe e paparashikueshme. Amerika do të fitojë përsëri adhurimin dhe respektin dhe nga persona të feve dhe racave të ndryshme por kanë vullnetin e mirë. Do të jemi të begatë, të fortë dhe do të fitojmë si kurrë më parë. Askush nuk do të na pushtojë, askush nuk mund të na frikësojë, askush nuk mund të na thyejë dhe ne nuk do të dështojmë. Duke nisur nga kjo ditë, ShBA do të jenë një vend i pavarur, i lirë dhe sovran. Do të qëndrojmë me trimëri, do të jetojmë me krenari, do të ëndërrojmë me guxim dhe asgjë nuk do të na pengojë sepse ne jemi amerikanë dhe e ardhmja është e jona dhe epoka e artë sapo filloi. Zoti e bekoftë Amerikën! Faleminderit të gjithëve!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



