E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bota

Trumpi regjistron bisedat si Niksoni?

Ja pse “The Donald” mund të jetë në telashe

Nëse do të kish regjistruar bisedat me Comeyn, duhej t’i kish bërë publike. Nëse i shkatërron, do të kryente një vepër penale. Nëse do i përdorte për të kërcënuar dikë (dhe ndoshta e ka bërë tashmë përmes Twitterit) do të kryente një vepër penale

  1. KERCENIMI

Regjistrimet janë përmendur nga Donald Trump në një tweet të premten, më 12 maj: “Comey duhet të shpresojë se nuk ka “regjistrime” të bisedave tona, para se të fillojë të rrjedhë informacione për shtypin”. Presidenti amerikan e shkarkoi drejtorin e FBI-së, James Comey, më 9 maj. Udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë i ka kërkuar Comeyt “besnikëri personale” në një darkë më 27 janar. Sipas rindërtimit të “New York Times” dhe “CNN”, superpolici i Amerikës i është përgjigjur: “Unë mund të siguroj  vetëm ndershmërinë për t’i shërbyer vendit”. Trump e mohon këtë version dhe ka kërcënuar Comeyn se do të zbulojë se si kanë shkuar vërtetë gjërat, duke aluduar për “regjistrime të mundshme”.

2. A EKZISTOJNE RREGJISTRIMET?

Nuk ka asnjë provë, vetëm fjalët e mjegullta të Trumpit. Disa deputetë kanë bërë thirrje për qartësi dhe të marrin menjëherë rregjistrimet, nëse ka. Në takimin me gazetarët, të premten më 12 maj, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer ka refuzuar të japë komente në lidhje me tweet-et e Presidentit.

3. KU MUND TE JETE BERE RREGJISTRIMI?

Ne e dimë se Trump dhe Comey janë takuar për darkë në Shtëpinë e Bardhë, më 27 janar. Rregjistrimet mund të jenë bërë më pas në dhomën e ngrënies të Presidentit, ngjitur me Zyrën Ovale, e përdorur zakonisht nga presidentët për dreka dhe darka me stafin dhe pjesëtarë të administratës. Trump, megjithatë, ka përmendur edhe dy biseda telefonike me Comeyn: ndoshta kjo është pista e duhur. Presidenti mund të ketë rregjistruar thirrjet telefonike në Zyrën Ovale.

4. PSE TRUMP MUND TE JETE NE TELASHE

Pas skandalit ëatergate (mikrofona të vendosur në selinë e Partisë Demokratike me urdhër të Presidentit Richard Nixon), Kongresi miratoi një ligj që i konsideron të detyrueshme për publikun, bisedat e regjistruara të presidentit. Nëse ka, dhe në qoftë se Kongresi i kërkon ato Trump duhet që t’i bëjë ato publike. Nëse i shkatërron, kryen një vepër penale. Por presidenti nuk mund t’i përdorë për të kërcënuar apo shantazhuar askënd. Edhe kjo do të konsiderohet si vepër penale.

5. A ESHTE TRUMPI I PARI PRESIDENT QE RREGJISTRON BISEDA?

Pasi Nixonit, po. Para Nixonit, rregjistrimet qenë praktikë e zakonshme. Ka gjurmë të tyre në presidencën e Franklin Delano Rooseveltit (sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore), John F. Kennedyt, Lyndon Johnsonit. Kohët e fundit as George W. Bush as Barack Obama, me aq sa diheti, nuk kanë regjistruar telefonata apo përmbajtjen e takimeve.

6. A DO TE ISHTE HERA E PARE QE TRUMPI RREGJISTRON BISEDA?

Jo, në jetën e tij si biznesmen Trump e ka patur zakon që të regjistrojë telefonatat dhe bisedat personale. Ky të paktën është rrëfimi i atyre që kanë punuar me të. Mes të tjerëve John O’Donnell, president i Hotel Plaza Trump në vitet tetëdhjetë, autor i librit “Trump: Historia e brendshme e Donald Trumpit të vërtetë”. O’Donnell konfirmoi për “Uashington Post” se Trump regjistronte praktikisht gjithçka. Një zakon që ai e ruajti edhe gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, dhe ndoshta edhe si president në 2017. /CdS

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.