Trupi i pajetë i Kaçifas mbërrin në Gjirokastër
Trupi i pajetë i minoritarit grek, Kostandinos Kacifas i vrarë ditë më parë në Bularat të Gjirokastrës pas ekspertizës së bërë në Mjekësinë Ligjore në Tiranë, në orët e para të mëngjesit ka mbërritur në Gjirokastër.
“BW” ka mësuar se trupi i pajetë i Kacifas ende nuk është dërguar pranë familjes së tij në Bularat, por pritet që të mbërrijë në minutat në vijim.
Prokuroria dje firmosi tërheqjen e trupit të Kacifas. Trupi i viktimës ndodhej në morgun e Tiranës.
Ai u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA 10 ditë më parë pranë zonës së depove të ujit në Bularat.
Varrimi i 35-vje]arit Kacifas pritet të bëhet nesër në drekë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



