E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trupi i të riut  që u vra në Bulqizë, ende në morg, s’ka mjek për autopsinë
Lajme

Trupi i të riut që u vra në Bulqizë, ende në morg, s’ka mjek për autopsinë

Nuk ka fund drama për familjen Manjani, të cilës mbrëmë iu vra me thikë përpara shtëpisë, djali i saj 26-vjeçar Dritan Manjani. 

Nga burime për mediat bëhet me dije se familja nuk ka mundur që të tërheqë trupin e pajetë të 26-vjeçarit, i cili u vra nga 30-vjeçari Dorjan Dema.

Familjarët thonë se shkak është bërë mungesa e mjekut ligjor në spitalin e Bulqizës.

Për këtë shkak është dashur që të vijë një mjek nga Tirana për të kryer autopsinë e trupit të viktimës.

“Prej orës 10 dhe deri tani, nuk ka pasur mjekë. Tani erdhi nga Tirana mjeku dhe do të bëhet autopsia. Ka mbi 1 vit që nuk ka mjek”, u shpreh një qytetar për mediat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.