Tsipras kritikë – Kosovës: Kundër taksës 100% për Serbinë dhe ushtrisë
Kryeministri grek Aleksis Tsipras në një vizitë të tij në Beograd ka deklaruar në prani të presidentit Aleksandar Vuçiç se për Athinën zyrtare zhvillimet e fundit në Kosovë janë të papranueshme dhe të pakëndshme.
Tsipras e konsideron të rëndësishëm anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit, duke i bërë thirrje gjithashtu unionit që të japë një vizion të qartë dhe pozitiv ndaj këtyre shteteve.
Ai u shpreh:
Respektimi i të drejtës ndërkombëtare, respektimi i të drejtave të pakicave dhe sundimi i ligjit janë kritere të pacënueshme për anëtarësim në BE. Të gjitha vendet e Ballkanit duhet të ndjekin shembullin e bashkëpunimit. Serbia i respekton këto kritere dhe vendet e tjera të rajonit duhet të ndjekin këtë rrugë”

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



