E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tubi i Saliut dhe zorra e lubikompanive
Lajme

Tubi i Saliut dhe zorra e lubikompanive

Klodian Tomorri| Opinion|Publik.al

Banda e gjeti serish justifikimin per te qorruar popullin. Tubin e Vlores, qe u ca, e paska vene Saliu ne vitin 2009. Dhe meqe Saliu i bente gjithmone gjerat mbrapsht ngaqe vidhte shume, paska vene nje tub te lire difektoz, i cili eshte i veshtire per t’u zevendesuar sepse nuk prodhohet me nga asnje fabrike.

Nga viti 2009 kane kaluar 17 vjet. Dhe per 17 vjet ne Ujesjellesin e Vlores jane shpenzuar qindra milione euro ne tendera. I fundit, ishte 7.5 milione euro, ne mars te ketij viti. Fituesit ishin 2T e Gramos Sakos dhe Alko Impex e Arber Abazit.

Arsyeja se pse Vlora nuk ka uje, nuk eshte tubi i Saliut, por tentakulat kriminale te nje bande, e cila permes nje grushti kompanish ka perlare miliarda euro ne ujesjellat e vendit.

Ne Vlore eshte Sako, me tutje Kovaci i Durresit, me tej akoma Alkoja e keshtu me radhe. Keto nuk jane kompanite e Saliut, por jane lubite e Lubise se madhe dhe zarlubive te vegjel, qe here emeroheshin tek ujesjellesat dhe me pas u vune ne listen e Fierit per te vendosur rekorde votash. Keta kane bere namin tek Ujesjellesat.

Dhe e gjitha kjo ishte nje skeme e miremenduar, jo korrupsion sporadik. Se pari permes reformes se famshme te centralizimit, e cila ja u hoqi ujesjellesat bashkive dhe i perqendroi ne ministri dhe AKUM.

Kjo u shit si reforma qe do te zgjidhte problemin e furnizimit me uje, do te shendoshte financat e ujesjellesave te falimentuar e keshtu me radhe. Por i vetmi qellim i saj ishte perqendrimi i tenderave tek grushti i lubikompanive.

Miliardat u ujit u rrembyen per te rrembyer me pas votat e rezultateteve spektakolare ne Fier, Vlore, e kudo, ndersa uji u tret, ashtu si miliardat e qytetareve. Dhe per te justifikuar deshtimin, ne Vlore u gjet nje grup i rrezikshem armiqesor, i perbere nga punonjes dhe ish punonjes te ujesjellesit qe vidhnin pagat me gjykate.

Ndersa ne rang kombetar u tha se perqendrimi ne 15 kompani nuk mjaftonte. Duhej edhe me shume perqendrim dhe per kete u shpik ngritja e Operatorit Kombetar te Ujit sipas modelit te OSHEE-se me energjine.

Pra arsyeja se pse vlonjatet dhe gjithe shqiptaret po zene morra ne shekullin e 21-te, nuk eshte Bashkia e Vlores ku ata po protestojme nga deshperimi. Nuk jane as perrallat me tubat e Saliut, por zorra e trashe e grushtit te lubikompanive, e cila qytetareve u eshte rrasur dhunshem gjer ne fyt. Por me gjasa te gjitha keto do te dalin edhe nga mesazhet e telefonave te sekuestruar ne SPAK.

17 vjet dhe prape tek tubi i Saliut. Fundja c’jane 17 vjet? Asgje nuk jane. Por per armiqte jane 17 shekuj, aman. 17 shekuj. Ndaj sa te perfundoje dhe perqendrimi i perqendrimit, duhet durim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.