E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tuneli i Llogarasë, kush është Pëllumbi në bisedat e Ballukut me Berberin
Lajme

Tuneli i Llogarasë, kush është Pëllumbi në bisedat e Ballukut me Berberin

Në dosjen e SPAK mbi tunelin e Llogarasë del në pah një personazh që vepron në prapaskenë. Në materialet hetimore gjendet një bisedë mes Evis Berberit dhe Belinda Ballukut, ku flitet hapur për ndryshimin e një kushti të tenderit, një ndryshim që, sipas komunikimit, është bërë për t’i hapur rrugë një kompanie të caktuar, ndonëse kjo bie ndesh me ligjin.

PJESË NGA DOSJA E SPAK (mesazhe në Blackberry-n e Berberit)

Balluku dhe Berberi diskutojnë se si është reduktuar kërkesa për eksperiencën e objekteve të ngjashme: nga 5 vite në 3. Sipas Berberit, kërkesa është bërë nga një person i identifikuar si “Pëllumbi”, dhe është rënë dakord që kriteri të bëhej “3 nga 5 vitet e fundit”, sepse ai nuk e plotësonte kërkesën fillestare. Berberi sqaron gjithashtu se Arta kishte njoftuar se këtë çështje e kishte diskutuar me Ballukun para takimit të 31 dhjetorit.

Duke kontrolluar listën e kompanive që morën pjesë si në tenderin e parë të anuluar, ashtu edhe në atë të rishpallur, bie në sy vetëm një subjekt me administrator me emrin “Pëllumb”: Pëllumb Beta, një nga administratorët dhe aksioneri kryesor i “Alb-Building”. Nuk ka prova formale që ai është i njëjti person për të cilin flitet në mesazhe, megjithatë ai është i vetmi pjesëmarrës në garë që përputhet me emrin e përmendur.

Vetëm një javë pas shpalljes së fituesit, debati për tenderin shpërtheu edhe në parlament. Deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, akuzoi Ministrinë e Infrastrukturës se kishte shpallur fituese ofertën më të lartë—170 milionë euro—ndonëse oferta e dytë ishte 12 milionë euro më e ulët. Ministrja Balluku u kundërpërgjigj duke theksuar se vlerësimi bazohej në pikëzim, por pa dhënë detaje për tenderin e parë të anuluar apo kompanitë pjesëmarrëse.

Nga shqyrtimi i dokumenteve del në pah një tjetër element që hedh hije dyshimi mbi garën. Në specifikimet teknike, në faqen 24, kërkohet që kompanitë e huaja të paraqesin ekuivalentimin e licencave profesionale në Ministrinë e Infrastrukturës. Në mungesë të këtyre dokumenteve, ato duhej të skualifikoheshin. Mirëpo afatet flasin ndryshe: nga shpallja e tenderit deri në dorëzimin e dokumenteve, kompanitë kishin në dispozicion vetëm 35 ditë, ndërkohë që sipas e-Albania, procesi i ekuivalentimit kërkon minimalisht 38 ditë. Pra, edhe sikur aplikimi të bëhej ditën e parë, afatet nuk do të përputheshin. Megjithatë, kompanitë turke janë kualifikuar.

Për më tepër, dega në Shqipëri e kompanisë fituese është regjistruar vetëm një muaj pas shpalljes së rezultateve.

Ndryshime të tjera shfaqen edhe te kriteret teknike. Në tenderin e parë kërkohej eksperiencë në ndërtimin e katër urave me gjatësi 120 metra, ndërsa në tenderin e rishpallur kriteri është zbutur ndjeshëm: kërkohet vetëm një urë e tillë.

Informacionet e dosjes, të mbledhura nga SPAK, konfirmojnë atë që prej kohësh dyshohej: konsorciumi turk ishte i paracaktuar si fitues. Hetimet tregojnë se kompanitë “Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ve Ticaret Ltd.” dhe “ASL Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Ltd.” nuk plotësonin disa nga kushtet bazë dhe tenderi, sipas ligjit, duhej të ishte anuluar sërish. Megjithatë, ato u shpallën fituese nga ministrja Balluku dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave: Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica.

Në dokumente vihet re edhe një ndryshim për nënkontraktorët: në tenderin e parë nuk kishte kufizime, ndërsa në tenderin e rishpallur lejohej nënkontraktim deri në 50% të vlerës së kontratës.

Pas shpalljes së fituesit, në nëntor 2021, konsorciumi turk krijoi degën e tij në Shqipëri “INTEKAR – ASL”, ku “INTEKAR YAPI” zotëron 30% të aksioneve dhe “ASL INSAAT” 70%.

Nga dosja hetimore rezulton se konsorciumi nuk përmbushte disa kërkesa thelbësore, çka do të duhej të çonte në anulimin e tenderit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.