Tuneli i Llogarasë ‘minë me sahat’? Deklarata e fortë e Erald Kaprit
Deputeti Erald Kapri ka ngritur një alarm serioz lidhur me sigurinë e Tunelit të Llogarasë, i cili aktualisht është i bllokuar për shkak të problemeve strukturore.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Kapri ndan një komunikim të pretenduar mes supervizorit grek dhe përfaqësuesit shqiptar të punimeve, ku flitet për shkelje të rënda teknike gjatë ndërtimit të tunelit.
Sipas deputetit, supervizori grek i ka shkruar:
“Po hidhet beton pa çelik! Ervis, nuk është thjesht një vrimë… është tunel!”
Kapri thekson se ky paralajmërim i është bërë autoriteteve shumë kohë më parë, por është injoruar. Ai shton se situata e krijuar sot – mbyllja dhe pasiguria e tunelit – është pasojë direkte e mosveprimit dhe mungesës së kontrollit teknik.
“Tuneli i Llogarasë sot është i bllokuar sepse nuk ka siguri për jetën. A ka më emergjente se kaq?”, shkruan Kapri, duke kërkuar transparencë të plotë dhe ndëshkim për përgjegjësit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



