E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tuneli i Murrizit i pahapur akoma dhe rruga e Arbrit ngeli rrugëve
Lajme

Tuneli i Murrizit i pahapur akoma dhe rruga e Arbrit ngeli rrugëve

Në Qershor të vitit 2018, nisën zyrtarisht punimet përndërtimin e rrugës së Arbrit.

Edhe pse miliarda lekë u hodhën për ndërtimin e kësaj rruge, afatet e saj u shtynë dhjetëra herë deri në momentin që në Nëntor 2021, Rama e inaguroi.

Por edhe ky inagurim nuk ishte i plotë, pasi investimi më i rëndësishëm në tunelin e Murrizit vazhdon të mos jetë funksional edhe një vit e gjysmë pas skadimit të afatit fillestar.

Ditën e djeshme pati lajme se është bërë i mundur bashkimi i dy anëve të tunelit kryesor të Murrizit në Rrugën e Arbrit.

Por kompania “Gjoka”, e cila ka koncesionin për ndërtimin e rrugës së Arbrit, me anë të një deklarate të postuar në rrjetet sociale ka përgenjështruar këtë lajm. Në deklaratën e kompanisë thuhet se tuneli nuk është hapur, por është në hapat e fundit, ku po bëhen përforcimet e nevojshme për sigurimin e kantierit dhe të personelit.

Vlen të thuhet se edhe në rrugën e Arbrit shumë segmente që konsiderohen të përfunduara, cilësia e punimeve dhe siguria rrugore janë jashtë çdo standardi, siç është deklaruar edhe nga ekspertë të ndryshëm të fushës.

Edhe pse rruga është inaguruar zyrtarisht, punimet e saj vazhdojnë ende dhe për këtë arsye në projektbuxhetin e vitit 2024, qeveria parashikon t’i paguajë mbi 3.5 miliardë lekë koncensionarit Gjoka.

Rruga e Arbrit në total pritet ti kushtojë qytetarëve 40.3 miliardë lekë, me pagesa që do të vijojnë deri në vitin 2031. Qytetarët kanë paguar sakaq 15 miliardë lekë, ndërsa kompania sipërmarrëse ka dështuar deri më sot të dorëzojë objektin sipas kontratës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.