Turqi/ 10 të vdekur nga zjarri në një hotel në një vendpushim skish
Dhjetë persona humbën jetën dhe më shumë se 30 u plagosën në një zjarr që ndodhi gjatë natës në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya në provincën Bolu, në veriperëndim të Turqisë , njoftoi sot ministri i Brendshëm turk Ali Gerlikaya.
“Sot në orën 03:27 ka rënë zjarr në një hotel në vendpushimin e skive në Kartalkaya”, “për fat të keq numri i të vdekurve ka arritur në dhjetë dhe numri i të lënduarve në 32”, njoftoi ministri përmes X.
Zjarri shpërtheu në katin e katërt të hotelit 11-katësh dhe zjarrfikësit po punojnë ende për ta shuar atë, tha për transmetuesin shtetëror TRT guvernatori i Bolu-s, Abdulaziz Aydin.
Ai tha se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe autoritetet janë duke kryer hetimet. Ai shtoi se zjarri ka rënë në dyshemenë e restorantit dhe ndërsa në hotel ndodheshin 234 persona.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



