E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U arratisën në mënyrë spektakolare nga burgu grek, identifikohen shqiptarët
Lajme

U arratisën në mënyrë spektakolare nga burgu grek, identifikohen shqiptarët

Tre shqiptarë dhe një gjeorgjian të cilët u arratisën ditën e sotme në një paraburgim në shtetin grek, në mënyrë spektakolare, janë zbuluar se kush janë.

Pas arrestimit të njërit prej shqiptarëve në zonën Menidi në Greqi, është bërë i mundur identifikimi i tyre.

Sipas raportimeve të mediave greke të arratisurit janë shtetasit me iniciale M.F, Z.A dhe B.K.

Zougla.gr ka publikuar fotot e tyre dhe raporton se shtetasi shqiptar i arrestuar është 35 vjeç ndërsa për dy të tjerët nuk kanë mundur të bien në gjurmët e tyre.

Ndërkohë 3 të ndaluarit për drogë u arratisën mëngjesin e sotëm në mënyrë spektakolare duke këputur hekurat e dritares së qelisë. Ndërsa kanë zbritur nga kati i dytë me anë të një çarçafi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.