E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U arrestua në Francë, çfarë po ndodh me ekstradimin e Ermal Beqirit?
Lajme

U arrestua në Francë, çfarë po ndodh me ekstradimin e Ermal Beqirit?

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri do të vijojë të qëndrojë në Francë, ndërsa procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë pritet të zgjasin disa javë për shkak të hapave ligjorë që duhet të ndiqen nga autoritetet e të dy vendeve.

Kërkesa për ekstradim është depozituar zyrtarisht nga pala shqiptare, pas arrestimit të Beqirit në veri të Francës. Ai u ndalua në aeroportin e Albertit, pasi avioni që drejtonte kishte hyrë në një zonë ajrore të ndaluar pranë centralit bërthamor të Penly, një zonë e klasifikuar si strategjike dhe me masa të rrepta sigurie.

Pas ndalimit, Beqiri u përball me një proces të përshpejtuar gjyqësor në Amiens, ku u shpall fajtor për shkelje të rregullave të hapësirës ajrore dhe u ndëshkua me një gjobë prej 7 mijë eurosh. Megjithatë, pavarësisht përfundimit të kësaj çështjeje, ai mbetet në arrest në pritje të vendimit për ekstradimin.

Ndërkohë, në Shqipëri, biznesmeni është subjekt i një hetimi nga SPAK që prej vitit 2025. Dosja lidhet me dyshime për mashtrim, korrupsion dhe manipulim tenderash me vlera të konsiderueshme financiare.

Sipas burimeve nga hetimi, autoritetet kanë identifikuar pasuri të shumta që dyshohet se janë përfituar nga aktivitet i paligjshëm. Mes tyre përmenden llogari bankare me mbi 2 milionë euro, prona të ndryshme, automjete, një avion turistik si dhe një kështjellë në territorin francez.

Autoritetet shqiptare dhe ato franceze janë në bashkëpunim të ngushtë për verifikimin e këtyre aseteve, ndërsa çështja pritet të marrë zhvillime të reja me avancimin e procedurave të ekstradimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.