U arrestua për abuzim me tenderat, Lefter Alla: Nuk jam mirë me shëndet, dua masë të butë
Në mars, me urdhër të SPAK, policia arrestoi Lefeter Allën, tashmë ish-kryebashkiak i Bulqizës. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Alla bashkë me zyrtarë të tjerë, kanë abuzuar me tenderat e dhënë nga institucioni.
Tenderi u fitua nga një kompani BOE England, por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk e Aqif Koneshës, një mik i ngushtë i Lefter Allës. tenderi 322 milionë lekë për ujësjellësin Bulqizë, u arrestuan Lefter Alla, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daçi, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja, Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.
Ndërkohë, Alla përmes mbrojtjes së tij, vijon të insistojë në një masë më të butë sigurie, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Sot, Gjykata e Posaçme vendosi të caktojë dy ekspert mjeko-ligjor që do të përcaktojnë nëse pretendimi i të arrestuarit qëndron. Alla prej disa kohësh, tha mbrojtja e tij para togave të zeza, trajtohet për problemet që ka me zemrën, ndërsa qëndrimi në qeli shtoi ajo, i rrezikon shëndetin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



