E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U arrestua për pedofili/ Zbardhet dëshmia e të moshuarit: I jepja leke,  e kam prekur dhe puthur
Lajme

U arrestua për pedofili/ Zbardhet dëshmia e të moshuarit: I jepja leke, e kam prekur dhe puthur

Klan Plus mëson se i moshuari ka pranuar para policisë veprimet e tij. “Nuk kam kryer marrëdhënie me djalin. Vetëm e kam prekur dhe puthur. Për ta afruar i kam dhënë herë pas here para. Jam penduar për veprimin që kam bërë. Kanë qenë moment dobësie.”

I mituri është dërguar në spital për të bërë ekzaminimet e nevojshme të cilat vërtetojnë nëse 71 vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale apo jo me të. Motra e minorenit, jashtë kamerave tregoi për Klan Plus, se kohët e fundit, vëllai i saj kishte ndryshuar sjellje.

“Filloi të vinte me vonesë në shtëpi. Ditët e fundit kthehej i bërë pis, madje kishte edhe diarre. Qëndronte i mërzitur. E pyesnim se çfarë kishte, por nuk na ka thënë asgjë. Ai është vetëm 11 vjeç, ndërsa zotëria me siguri e ka mashtruar me të holla. Ne jemi të varfër, nuk kemi asnjë mundësi ekonomike.”

Pavarësisht se burime nga komisariati 2 bëjnë me dije se hetimet për këtë person kanë filluar edhe më herët, pasi ka pasur të tjera denoncime për veprime të turpshme me të mitur, u desh kjo ndërhyrje e medias që të bëhej i mundur arrestimi i tij. Ngjarja ka tronditur opinionin publik. Qytetarët, sidomos bashkëmoshatarë të Hamdi Methasës, shprehen të irrituar, si dhe bëjnë thirrje që drejtësia të veprojë rreptësisht me këta persona.

Methasa akuzohet për “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”, “Ngacmim seksual” dhe “Veprime të turpshme”./Klan Plus

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.