E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U arrestua për ryshfet me patentat, lirohet nga burgu pa gjyq babai i këshilltarit të Taulant Ballës
Politikë

U arrestua për ryshfet me patentat, lirohet nga burgu pa gjyq babai i këshilltarit të Taulant Ballës

Lirohet nga burgu pa vendim gjykate Fiqiri Xhani, babai i këshilltarit të Taulant Ballës, Eraldo Xhani. Nuk ka informacion nga institucionet për mënyrën sesi është liruar Xhani. Polici 58-vjeçar u arrestua 3 ditë më parë, pas një sërë hetimesh të Prokurorisë, bashkë me 4 policë të tjerë që merrnin ryshfet nga shoferët për të mos iu hequr patentat.
Fiqiri Xhani, 58 vjeç  u arrestu me 23 korrik. Efektivi i Policisë Rrugore ishte pjesë e grupit të 5 policëve të Policisë Rrugore, që merrnin para në këmbim të ryshfetit. Ata favorizonin shoferët për të mos iu hequr patentën.

Lajmi u njoftua nga Policia më 23 korrik, ndërkohë që pak orë pas ndalimit, në mediat online u mësua se emri i Fiqiri Xhanit, në ndryshim nga efektivët e tjerë ishte “censuruar”.

Dyshimi se Xhani ishte një polic i ‘veçantë’, u provua pas konfirmimit se ai ishte babai i Këshilltarit të Kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Eraldo Xhani.

 

 

Dosja.al e ndoqi rastin e Fiqiri Xhanit…dhe zbuloi se ditën e djeshme ai është liruar nga burgu, pa një vendim gjykate.  Polici i arrestuar për korrupsion, tanimë ndodhet në banesën e tij.

Institucionet janë hermetike për rastin në fjalë, dhe nuk ka asnjë informacion zyrtar.

Ne kontaktuam edhe me këshilltarin e zotit Taulant Balla. Eraldo Xhani, tha për Dosja.al se i gjithë informacioni i nevojshëm është botuar zyrtarisht, dhe nuk ka asnjë koment për lirimin e të atit. “Nuk kam asnjë koment. I gjithë informacioni i nevojshëm është publikuar nga institucionet”.

Polici 58-vjeçar, që do të duhet të ishte sot në burg, është liruar në një mënyrë të çuditshme, për të cilën Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës duhet të japin shpjegime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.