E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U bë baba për herë të parë, Ferhati i “Dashuri bardhë e zi” publikon fotot më të bukura familjare
Publik News

U bë baba për herë të parë, Ferhati i “Dashuri bardhë e zi” publikon fotot më të bukura familjare

Bashkëshortja e tij solli në jetë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Ali, emër që e kishin vendosur që para lindjes së vogëlushit.

Mediat turke treguan se Ibrahim nuk u nda asnjë moment nga bashkëshortja gjatë lindjes dhe ai bëri maksimumin për ta ndihmuar.

Ditën e lindjes, ai publikoi edhe foto të vogëlushit nga salla e lindjes dhe nuk mendoi gjatë për ‘syrin e keq’.

Por, një periudhë ai bëri pushim, nuk e ekspozoi Aliun dhe pak më parë ka publikuar një foto mjaft emocionuese.

Ai së bashku me bashkëshorten, kanë rikujtuar një moment të ëmbël nga shtatzënia.

Ibrahim ka pozuar pranë saj tek një derë dhe e shoqja mban në krah vogëlushin. Ndërkohë këtë foto e kanë realizuar edhe në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe duket mjaft e bukur.

Ai njihet nga të gjithë për rolin e Ferhatit në serialin “Dashuri bardhë e zi” dhe është një ndër aktorët më të famshëm të Turqisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.