E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U dhunua brutalisht, si paraqitet gjendja e të riut që i thyen këmbën
Flash

U dhunua brutalisht, si paraqitet gjendja e të riut që i thyen këmbën

Janë mësuar detaje të reja lidhur me gjendjen shëndetësore të studentit që mbeti i dëmtuar gjatë përplasjeve me policinë në protestën e zhvilluar këtë të martë në Tiranë.

Sipas informacioneve të raportuara, i riu ka pësuar dëmtime të rënda, përfshirë një frakturë në këmbë, pas incidentit gjatë protestës. Ai është dërguar në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Të dhënat e fundit bëjnë me dije se studenti ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ngjarja është një nga incidentet më shqetësuese të regjistruara gjatë protestës, e cila u përshkallëzua pas disa orësh tubimi dhe u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.