Kush ishtë 27-vjeçari që iu bë atentat me ekspoziv në rrugën e Saukut
Një atenatat me lëndë eksplozive ka trondit ditën e sotme qytetin e Tiranës, dhe ka rezultuar fatal për një 27-vjeçar.
Atentati i është bërë 27-vjeçarit, Aleksandër Sadikajt, i cili u transportua menjëherë drejt spitalit të Traumës, por nuk mundi t’iu mbijetonte djegieve në trup.
Mësohet se Sadikaj, i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra është nga qyteti i Beratit dhe ka qenë më parë i proceduar për tentativë vrasje.
Gjithashtu mësohet se automjeti me të cilin viktima udhëtonte, është i regjistruar në një tjetër emër.
“Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se:
Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”,thuhet në njoftimin shtesë të Policisë së Tiranës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



