E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U fol për foli për një takim sekret Berisha-Alibeaj, reagon kreu i grupit të PD: Me gjithë fantazinë e analistëve
Publik News

U fol për foli për një takim sekret Berisha-Alibeaj, reagon kreu i grupit të PD: Me gjithë fantazinë e analistëve

Pas deklaratave të analistit Artur Zheji në emisionin ‘Pikat mbi I’ në News24, i cili duke iu referuar burimeve, tha se kryedemorkati Sali Berisha kishte zhvilluar një takim sekret me Enkelejd Alibeajn, vjen një reagim nga ky i fundit.

Alibeaj e cilësoi deklaratën ‘fantazi’, ndërsa shtoi se nuk ka pasur takim sekret.

REAGIMI I ALIBEAJT
Takimet “sekrete” dhe “prapaskenat” mund të jenë subjekt për ndonjë tregim apo roman, por jo për të përshkruar atë që po ndodh së fundmi në PD. Me gjithë dëshirën e mirë dhe fantazinë e zhvilluar të disa analistëve nuk ka patur asnjë takim sekret. I qëndroj bindjes time se ndarjet për çështjet thelbësore nuk zgjidhen as me prapaskena dhe as me takime sekrete. Përballja me të vërtetën është melhemi i vetëm për realitetin !

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.