U kap me 650 euro dhe marijuanë/ Arrestohet i riu shqiptar
Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një shtetasi shqiptar, nën akuzën e posedimit dhe shitjes së drogës.
Referuar raportimeve të medieve vendase, bëhet e ditur se I arrestuari është shtetasi me inicilale H.E., vjeç 24.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një hotel në Solferino ku shqiptari jetonte prej disa muajsh janë sekuestruar një sasi 96 kg marijuhanë.
Droga, e ndarë në pako, ishte e fshehur në tre çanta dhe dy thasë të zinj. Droga vlerësohet se do të sillte 600 mijë euro nëse hidhej në treg.
Në makinën e të riut të parkuar në oborrin e hotelit u gjetën materiale që përdoren për paketimin e drogës. Atij iu sekuestruan edhe 650 euro.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



