E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U kap me mbi 15 mijë euro të padeklaruara në doganë, procedohet penalisht 30-vjeçari! I sekuestrohen paratë
Flash

U kap me mbi 15 mijë euro të padeklaruara në doganë, procedohet penalisht 30-vjeçari! I sekuestrohen paratë

Një 30-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte në Pikën Kufitare të Kapshticës me një shumë të madhe parash me vete, pa i deklaruar. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasi me inicialet L.S., ka pasur me vete 15 580 euro të cilat nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të imtësishëm në valixhet e 30 vjeçarit – pasagjer në një autobus – gjetën dhe sekuestruan shumën e parave në cilësinë e provës materiale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.