E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U kap me mbi 41 kg heroinë, Papa: Ma futën pa dijeni në makinë
Flash

U kap me mbi 41 kg heroinë, Papa: Ma futën pa dijeni në makinë

Arrest me burg’ ka caktuar Gjykata e Tiranës për Armando Papën, i cili u arrestua të shtunën në Tiranë me 41.7 kg heroinë në makinë.

Ndryshe nga refuzimi që ka bërë para oficerëve të Policisë Gjyqësore, para togave të zeza ai ka deklaruar se po shkonte në Rinas për të dërguar një porosi motrës së tij.

Ai pretendon gjithashtu se nuk ishte në dijeni të drogës në makinën e tij, duke ngritur alibinë se ia kanë futur në makinë.

“Fusha e kuqe” u quajt operacioni që vuri në pranga 31-vjeçrin Papa. Në makinën e tij, tip “Benz”, u gjetën brenda një kutie 62 pako me heroinë. Në lidhje me këtë ngjarje, policia shpalli në kërkim një person tjetër, me iniciale R.G.

Sasia e heroinës së sekuestruar kap vlerën e mbi gjysmë milioni Euro në treg, nëse do të ishte shitur. Sipas burimeve nga policia origjina e lëndës narkotike dyshohet se ishte nga Turqia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.