E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U përfol si rival/ Dash Shehi:Erion Veliaj është personazh qesharak, një shërbëtor i Edi Ramës
Politikë

U përfol si rival/ Dash Shehi:Erion Veliaj është personazh qesharak, një shërbëtor i Edi Ramës

Dashamir Shehi është një  kandidat i te djathtëve për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.

  1. Ndërkohë që Erion Veliaj është shpehur se nuk ka frikë nga asnjë kandidaturë, Dash Shehi në një intervistë për gazetën ‘’Sot”, e ka quajtur Veliajn shërbëtor të Edi Ramës, duke shtuar se ndjen keqardhje për të.

Zgjedhjet vendore po afrojnë dhe ka zëra se mund të kandidoni ju nga kampi opozitar në Bashkinë e Tiranës. Si qëndron e vërteta?

Me thënë të drejtën nga të gjitha frikat që kam kaluar në jetën time politike, deklarata e fundit që ka thënë Erion Veliaj që sfidoj gjithë ato emrat për Bashkinë e Tiranës sa i takon zgjedhjeve vendore të 2019, më “tmerron”. Erion Veliaj është personazh qesharak, një shërbëtor i Edi Ramës. Më vjen keq se ishte një djalë i ri, pasi shumë njerëz kishin shpresuar se Veliaj mund të ishte një reformator mbrapa Partisë Socialiste, por siç duket që Shqipëria të ketë fatin. 

Kështu që nga kjo pikëpamje mjafton kjo deklaratë për të treguar se sa nivel të ulët ka ai. Sa i takon kandidimit tim me kësmet, pasi është një çështje që ne si opozitë do ta zgjidhim pas vitit të ri. Sepse për momentin kemi tema më të mëdhaja, sidomos sa i takon raportit me qeverinë qendrore, kemi nevojë për ligj zgjedhor, kemi nevojë për kushte të reja për të hyrë në zgjedhje. Pra tema se kush është kandidati i opozitës për Tiranën, është dytësore, është e negociueshme dhe rinegocuieshme. Kemi kohë deri atëherë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.