E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U përfshi në një sherr dhe plagosi dy persona, arrestohet efektivi i FNSH në Tiranë! SHÇBA: I intimidoi me uniformën e policisë
Publik News

U përfshi në një sherr dhe plagosi dy persona, arrestohet efektivi i FNSH në Tiranë! SHÇBA: I intimidoi me uniformën e policisë

Një efektiv i Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë është arrestuar pasi ka plagosur dy persona gjatë një konflikti.

Sipas News24, në pranga ka rënë Sajmir Halilaj i cili, mbrëmjen e djeshme u përfshi në një konflikt fizik me dy persona të tjerë teksa ishte jashtë detyrës.

SHÇBA bën me dije se gjatë sherrit, efektivi i FNSH-së i ka shkaktuar dëme shtetasve me iniciale A.Ll. 53 vjeç dhe R.Ll. 15 vjeç duke i shkaktuar frakturë në krah.

Njoftimi i SHÇBA-së:

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Tiranë ka arrestuar sot në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor S.H., 50 vjeç, me detyrë Trupë Operacionale në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit të shtetasve A.LL. dhe R.LL., si dhe të dhënave dhe fakteve të administruara nga kryerja e hetimeve paraprake. Konkretisht, në orët e vona të mbrëmjes së datës 26.08.2021, punonjësi i policisë S.H. (jashtë detyre) është përfshirë në një konflikt fizik me kallëzuesit dhe si pasojë e veprimeve të dhunshme, për shkak të intimidimit me anë të uniformës së Policisë, ai i ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme shtetasit A.LL., 53 vjeç, si dhe frakturë në krah, shtetasit R.LL., 15 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për hetime të mëtejshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.