U përjashtua si anëtar i KLGJ-së, Hazizaj: Shkelje e ligjit, nuk jam i dënuar
Altin Hazizaj kandidati i skualifikuar për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor, e quan një lajthitje të radhës të ligjit dhe humbje të sistemit të drejtësisë.
Sipas Hazizajt vendimi i nënkomisionit parlamentar për përzgjedhjen e kandidatëve është bazuar tek rekomandimi i Prokurorisë së Përgjithshme, në lidhje me vlerësimin e figurës.
“Letra e derguar nga Prokuroria e Pergjithshme eshte ne lajthitje me ligjin, sepse prokuroria ka per detyre qe te vertetoje nëse jam është kriminel apo jo.
Prokuroria tek letra e saj e thote te zeze mbi te bardhe Altin Hazizaj eshte i padenuar qofte edhe me 1 dite burg as ne Shqiperi dhe as jashte Shqiperise.
Mua me vjen shume keq qe te 3 anëtaret e pozites ne Kuvend, te tre juriste, sot vendosen edhe ata te shkelin LIGJIN!Kjo ngjarje eshte nje humbje per Kuvendin dhe drejtesine ne Shqiperi”, shkruan Hazizaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



