U PLAGOS NË LUNGOMARE TEKSA PINTE KAFE, FLET VLONJATI: QËLLOHESHIN NGA TË DYJA KRAHËT, DISA DJEM TË TJERË PO VININ NË KËMBË
Pas atentatit të ndodhur sot në qytetin e Vlorës, ka folur personi i cili mbeti i plagosur.
Dajko Cenodemaj tregon se ishte duke pire kafe me disa shokë në një lokal në zonën e Lungomares kur ka ndodhur ngjarja.
‘Po pija kafe me tre shokë dhe papritur dëgjuam të shtëna. Thamë se ishin fishekzjarre por kur dolëm pamë se ishin armë.
Pamë që të shtënat vinin nga të dyja makinat, qëlloheshin nga të dy krahët dhe nga fuoristrada dhe nga ata të tjerit.
Pastaj po vinin në këmbë edhe disa djem të tjerë. Kur u futëm brenda në lokal pashë që po më rridhte gjak nga këmba’, është shprehur për Report Tv, Cenodemaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



