U plagos në sherrin ku vdiq Martini, del nga spitali Luisi
Luis Meçja, 14-vjeçari që u plagos me thikë gjatë një sherri ku shoku i tij, Martin Cani, humbi jetën, ka dalë nga spitali.
Ata u goditën nga një moshatar i tyre, Mario Prelleshaj, i cili është arrestuar dhe ndodhet në institucionin për të mitur në Kavajë.
Në lidhje me ngjarjen, i plagosuri ka pretenduar se kishte dy autorë, por Policia e mohon duke theksuar se, pas hetimeve dhe analizës së provave, përfshirë pamjet filmike, ka dalë në përfundimin se autori është vetëm një.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


