E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U publikua në media pjesë opinionit të Venecias për Metën, Ambasada Amerikane e prerë: Respektoni konfidencialitetin!
Publik News

U publikua në media pjesë opinionit të Venecias për Metën, Ambasada Amerikane e prerë: Respektoni konfidencialitetin!

Ambasada Amerikane në Tiranë i bën thirrje palëve politike në vend që të ruajnë konfidencialitetin e draft-opinionit paraprak të Komisionit të Venecias, për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu, në reagim Ambasada përshëndet vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë hapa të tjerë në ligj deri në finalizimin e opinionit të Venecias. Ky reagim i Ambasadës së SHBA në Tiranë vjen pasi në media sot u publikua një fragment i draft-opinionit paraprak, që i jepte të drejtë Presidentit Meta. Sipas udhëzimit të Venecias, asnjë pjesë e këtij draft-opinioni nuk duhet të bëhej publik.

“Nxisim të gjitha palët që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet. Mirëpresim vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës derisa opinioni të finalizohet. Po ashtu mirëpresim deklaratën e bërë nga Presidenti Meta gjatë konferencës së tij për shtyp me Presidentin e Bullgarisë, duke afirmuar rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për të hapur negociatat drejt anëtarësimit për Shqipërinë. Duhet të qëndrojmë të përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.