U qëllua me breshëri plumbash në Sarandë, transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës
I plagosur ka mbetur biznesmeni Spiro Iljadhi, banues në Sarandë. Autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të Iljadhit, që ka marrë plagë në bark.
Ndërkaq si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe Mario Jani, një turist shqiptaro-amerikan që ishte kalimtar i rastit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe e kaluara e biznesmenit të plagosur.
Spiro Iljadhi raportohet se është transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia po këqyr kamerat e sigurisë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



