U raportua i mbytur, banorët shpëtojnë për mrekulli 14-vjeçarin në lumin Erzen
Banorët e fshatit Bërzhitë kanë evituar një ngjarje tragjike, duke shpëtuar për mrekulli një fëmijë 14-vjeç në lumin Erzen.
Fëmija dyshohet të jetë futur për t’u larë dhe ka rrezikuar të mbytet.
Ndërkohë pak më herët ai u raportua si i mbytur, por fatmirësisht pasi e kanë nxjerrë nga lumi, banorët kanë konstatuar se ai ka shenja jete.
Menjëherë është bërë transportimi i fëmijës për ndihmë mjekësore në spital.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



