E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U THA SE VDIQ SOT NË AKSIDENT, NDRYSHON KOMPLET RRJEDHA E NGJARJES: 27 VJEÇARI ËSHTË VRARË DHE ËSHTË HEDHUR NË RRUGË
Lajme

U THA SE VDIQ SOT NË AKSIDENT, NDRYSHON KOMPLET RRJEDHA E NGJARJES: 27 VJEÇARI ËSHTË VRARË DHE ËSHTË HEDHUR NË RRUGË

Mëngjesin e sotëm policia raportoi se një i ri, Sokol Veliraj, 27 vjeç ishte aksidentuar për vdekje nga një motoçikletë në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

 

Mirëpo, rrjedha e hetimit ka ndryshuar totalisht, pasi ka dyshime se i riu është vrarë dhe është hedhur në rrugë.

Sokol Veliraj, ishte nga Elbasani por jetonte në Pogradec ndërsa së fundmi ka punuar si çoban në fshatrat e Tepelenës.

Sipas grupit të hetimit nuk ka shenja gjaku në vendin ku presupozohej të kishte ndodhur aksidenti dhe as gjurmë që dëshmojnë se ka ndodhur një aksident.

Viktimës i janë gjetur dëmtime poshtë mjekrës ndërsa grupi i hetimit ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorit/ve.

NJOFTIMI I POLICISË NË MINUTAT E PARA QË NDODHI NGJARJA:

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Pajovë , në anë të rrugës është gjetur i aksidentuar shtetasi S.V., 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Nga hetime paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçiklet e cila më pas është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.