U vra në sy të djalit, ja kush është viktima, i dënuar për agjitacion e propagandë
Detaje të reja kanë dalë në dritë gjetjes së trupit të 62-vjeçarit Haxhi Baçinozi, pasditen e sotme tek liqeni artificial i Tiranës.
Mësohet se 62-vjeçari, një ish-i dënuar politik, i dënuar në komunizëm, nuk ka ndërruar jetë në vendngjarje. I plagosur ai është drejtuar drejt spitali, por nuk ka mundur t’i mbejtojë plagëve të marra, ndërsa ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit.
****
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë, ku një trup i pajetë është gjendur tek liqeni artificial.
Sipas policisë, viktima është një 62 vjeçar me inicialet H.B., i cili është vrarë me armë zjarri tek liqeni i Tiranës.
Mësohet se, në momentin që është qëlluar, 62-vjeçari i identifikuar si Haxhi Baçinozi, po vraponte i shoqëruar nga djali i tij i mitur. Ndërkohë dyshohet se 62-vjeçari u vra nga dy persona të maskuar dhe njëri nga autorët mendohet të jetë shtetasi me inicialet I.H nga Fieri.

Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Për të marrë në kohë reale lajmet e Panorama Online shkarko apli
Haxhi Baçinozi është 62-vjeçari nga Fieri, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri pasditen e sotme tek liqeni artificial.
Ndërkohë që policia njoftoi se ka identifikuar dhe është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, rezulton se viktima ka qenë dy herë i dënuar më parë.
Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “agjitacion e propagandë”.
Ndërsa pas dy vitesh, më 3 qershor 1984, ai është arrestuar sërish ndërsa u dënua me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «veprën e terrorit në bashkë-punim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



