Autori i cili vijon të jetë në arrati, për të vrarë kunatën ka përdorur 1 armë zjarri tip pushkë dhe një bajonetë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 4 gëzhoja, në cilësinë e provës materiale.
Një detaj i ri është se viktima si dhe autori kanë qenë të pajisur me urdhër-mbrojtje. Kjo ka ndodhur pasi që kur kunata ishte ndarë me vëllain e autorit, ata ishin përfshirë në konflikte pronësie për banesën vazhdimisht. Ajo jetonte në katin e parë të shtëpisë së tyre dhe kunati i kishte kërkuar që të largohej, gjë që viktima nuk e kishte bërë.



