E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U zunë për gomarin dhe kanalin kullues, rrihen me lopata dy vëllezërit në Baldushk, plagoset rëndë njëri prej tyre
Publik News

U zunë për gomarin dhe kanalin kullues, rrihen me lopata dy vëllezërit në Baldushk, plagoset rëndë njëri prej tyre

Dy vëllezër në zonën e Baldushkut në Tiranë janë rrahur me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka përfunduar në spital në gjendje kritike për jetën.

Vajza e Enveri Lloçjas ka thënë: “Doktori nuk jep fare shpresë. Bujari i ka gjuajtur nga mbrapa babit. Erdhën policët dhe talleshin dhe thoshin nuk ka gjë”.

Po ashtu edhe djali i Enverit, ka treguar se si e gjeti babain e tij: “Babi ishte i shtrirë, më kërkoi një batanije sepse ishte shumë keq. Pas përplasjes për gomarin, nuk kemi pasur raste të tjera. Kanali ishte i vjetër dhe duhej rregulluar”.

Debati mes dy vëllezërve Enver dhe Muharrem Lloçjas, është transmetuar në “Shqipëria Live”.

Muharremi goditi me levë Enverin pasi pretendonte se gomari i tij i kishte hyrë në tokë. Mesa duket konfliktet mes vëllezërve vazhdojnë dhe Enveri ka marrë goditje të rënda.

Muharremi është në gjendje të lirë dhe një është arrestuar nga policia, ai ka thënë për gazetaren: “Është e vërtetë që kemi pasur konflikt. Sa u ngritëm në mëngjes, erdhi mori kazmën që të hapte kanalin. I thashë lere se do e rregulloj unë. Ia kapa lopatën, m’u kthye dhe unë iu ktheva e hodha matanë se nuk më panë më sytë. E kam shtyrë te kazma”.

Pasi u pyet se përse vëllai i tij ndodhet në gjendje kritike për jetën, Muharremi tha se nuk e kishte matur se sa e gjuajti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.