E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ukraina arrestoi politikanin pro-rus/ Paralajmëron Moska: Mbyllni dyert mirë gjatë natës
Lajme

Ukraina arrestoi politikanin pro-rus/ Paralajmëron Moska: Mbyllni dyert mirë gjatë natës

Një ditë pasi Ukraina njoftoi arrestimin e politikanit pro rus Viktor Medvedchuk, ka ardhur dhe reagimi i Moskës zyrtare.

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë  bërë një paralajmërim të fortë, duke lënë të nënkuptohet se Rusia do përgjigjet në të njëjtën mënyrë, duke arrestuar zyrtarë të Kievit.

“Ata që e quajnë veten autoritete ukrainase thonë se duan dëshminë e Viktor Medvedchuk, ta dënojnë dhe pastaj të shkëmbejnë të burgosurit. Këta njerëz duhet të kenë kujdes dhe të mbyllin dyert mirë gjatë natës për t’u siguruar që ata të mos bëhen njerëzit që do të shkëmbehen vetë”,tha ai, raporton Reuters.

Ukraina kishte ofruar të shkëmbente Medvedchuk, një aleat i ngushtë i Putinit, me robër lufte nga radhët e ukrainasve. Politikani ukrainas u arratis nga arresti shtëpiak vitin e kaluar dhe është subjekt i një rasti tradhtie në Ukrainë, ndërsa ditën e djeshme vetë Volodomyr Zelensky publikoi foton e tij të prangosur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.