E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ukraina  në alarm nga sulmet  ajrore,thirrje qytetarëve të strehohen
Lajme

Ukraina në alarm nga sulmet ajrore,thirrje qytetarëve të strehohen

Në gjithë Ukrainën u lëshuan sirena për të paralajmëruar sulme të mundshme ruse mëngjesin e së mërkurës, ndërsa autoritetet ukrainase u kërkuan qytetarëve të strehohen.

“Rrezik për sulme raketore nëpër territorin e Ukrainës! [Avionët rusë] MiG-31Ks po ngrihen nga fushajrore Savasleika [në rajonin rus Nizhny Novgorod]”, paralajmëruan Forcat Ajrore të Ukrainës në rrjetin social Telegram.

Ato u bënë thirrje ukrainase të mos i shpërfillin paralajmërimet për sulme të mundshme ajrore, njofton REL.

Prej fillimit të këtij viti, Rusia ka kryer sulme të mëdha dhe vazhdueshme ajrore nëpër rajonet e Ukrainës.

Vetëm më 8 janar, ajo i sulmoi rajonet e Ukrainës me një breshëri raketash nga ajri, duke i vrarë së paku katër persona, plagosur mbi 40 të tjerë, si dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe objektet ekonomike.

Më 9 janar, Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare tha se më shumë se 14.6 milionë ukrainas brenda vendit – apo rreth 40 për qind e popullsisë së përgjithshme – do të kenë nevojë për ndihmë humanitare gjatë këtij viti, sepse lufta pushtuese e Rusisë po vazhdon të shkaktojë vdekje dhe shkatërrim.

Gjendja e tanishme humanitare ka shumë mundësi të përkeqësohet më shumë këtë vit, nëse luftimet vazhdojnë dhe nëse rriten sulmet ndaj energjisë dhe infrastrukturave të tjera të rëndësishme, sipas saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.