E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ukraina para Shqipërisë në BE? Rama: S’duhet shumë shkencë për të kuptuar si funksionon BE
Lajme

Ukraina para Shqipërisë në BE? Rama: S’duhet shumë shkencë për të kuptuar si funksionon BE

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin Federal të Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministri Edi Rama komentoi dhe integrimin e vendit tonë në BE.

I pyetur nga gazetarët gjermanë se a ndihet i shqetësuar se Ukraina mund të anëtarësohet më shpejt se Shqipëria, Rama tha se nga mënyra se si funksionon Bashkimi Evropian, kjo nuk mund të ndodhë, ndërsa shtoi se edhe nëse kjo do të ndodhte “nuk do të ndiheshim xhelozë”.

“A ndihem i shqetësuar që Ukraina mund të hyjë më shpejt në BE sesa ne? Më vë pak në pozitë sepse duhet të them të vërtetët. Unë më shumë shqetësohem se mos Ukraina mendon se mund të hyjë më shpejt, jo se do hyjë më shpejt, kështu që do u thosha dhe atyre që e ushqejnë këtë iluzion për Ukrainën që mos e përdorin atë për të shprehur entuziazmin e tyre revolucionarë në instanca të ndryshme, se nuk duhet shumë shkencë për të kuptuar si funksionon BE, kjo nuk mund të ndodhë sipas meje, por dhe nëse do të ndodhte, nuk do të bëheshim xheloz”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.