E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ukraina: Putin po u fsheh nënave trupat e fëmijëve të tyre (Fotot)
Lajme

Ukraina: Putin po u fsheh nënave trupat e fëmijëve të tyre (Fotot)

Në rajonin jugor të Ukrainës, në Mykolav përcillet një tjetër realitet i zymtë. Ndërsa ngricat shkrihen dhe temperaturat janë në rritje, trupat e ushtarëve rusë të shpërndarë nëpër zona të ndryshme po kthehen në problem.

Vitaly Kim, guvernatori i rajonit, u bëri thirrje banorëve vendas që të ndihmojnë në mbledhjen e kufomave.

“Ne nuk jemi kafshë, apo jo?” u shpreh ai drejtuar banorëve.

Mykolaiv ishte ndër kryeqytetet e para rajonale që u sulmuan pasi presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Por beteja për qytetin, një gur themeli në kërkimin e Rusisë drejt perëndimit përgjatë bregut të Detit të Zi në Odesa, është ende i ndezur dhe është e paqartë se për sa kohë forcat ukrainase do të jenë në gjendje të shmangin sulmin.

Një automjet luftarak rus i djegur, i cili identifikohet edhe nga shkronja Z e vendosur në derën e saj, ndodhej në lindje të qytetit të Mykolaiv më 10 mars.

Nga ana tjetër Kim tha se rusët ishin tërhequr dhe kishin lënë trupat e djegur të kolegëve të tyre, pas në fushën e betejës.

Ai i dërgoi CNN fotografi të kufomave të braktisura, duke shkruar: “Ka qindra të tilla, në të gjithë rajonin”.

Guvernatori ka bërë thirrje që trupat të vendosen në frigoriferë dhe të kthehen në Rusi për identifikim përmes testit të ADN-së.

Por, një muaj pas luftës, është ende e paqartë se si apo nëse eshtrat e ushtarëve po riatdhesohen në Rusi, ku raportet për numrin e të vdekurve janë në heshtje.

Rusia ka goditur çdo informacion në lidhje me realitetet e luftës së përgjakshme, duke kufizuar aksesin në raportet e mediave perëndimore, si dhe rrjetet sociale Tëitter dhe Facebook, në territorin rus.

Po ashtu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se numri i trupave ruse të vrarë në Ukrainë mbetet një mister.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.