Ukraina refuzon propozimin rus për statusin ‘neutral’
Ukraina refuzoi sot një propozim të ardhur nga Rusia në bisedimet për paqen, që vendi të bëhet ‘neutral’ njësoj si Suedia dhe Austria.
Një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se neutraliteti është i papranueshëm për vendin.
Mykhailo Podoliak, anëtar i ekipit negociator ukrainas, tha për median lokale se çdo marrëveshje për paqen duhet të bëhet në termat ukrainas për mbrojtjen e sovranitetit.
“Ne i kuptojmë përpjekjet e partnerëve tanë për të qëndruar proaktivë në procesin e negociatave. Edhe fjalët për modelin austriak apo suedez të neutralitetit. Por Ukraina tani është në gjendje lufte direkt me Rusinë”.
“Prandaj modeli duhet të jetë vetëm ukrainas dhe me garanci ligjore të verifikuara për sigurinë. Asnjë model apo opsion tjetër”.
Më herët në mëngjes, një zëdhënës i Kremlinit tha se Rusia është e hapur për një marrëveshje paqeje që parashikon një Ukrainë neutrale njësoj si Austria dhe Suedia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



