E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ulen sërish çmimet e karburanteve, ja sa do shiten nafta dhe benzina
Ekonomi

Ulen sërish çmimet e karburanteve, ja sa do shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish ndryshime në çmimet e karburanteve në vend, duke reflektuar një ulje të lehtë për naftën dhe benzinën.

Në mbledhjen e zhvilluar më 28 maj 2026, Bordi vendosi që çmimi i naftës të ulet me 3 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës me 5 lekë për litër.

Sipas vendimit zyrtar, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin (standard SSH EN 590) do të jetë 187 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë jo më shumë se 175 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal në pakicë është përcaktuar në 174 lekë për litër, ndërsa në shumicë 162 lekë për litër.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, duke nisur nga ora 14:00 e datës 28 maj dhe do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të ri nga Bordi i Transparencës.

Autoritetet kanë paralajmëruar të gjithë operatorët e tregtimit të karburanteve se zbatimi i këtij vendimi është i detyrueshëm. Në rast të shkeljeve, parashikohen masa të ashpra, deri në pezullimin e aktivitetit për subjektet që nuk respektojnë çmimet e përcaktuara.

Institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, theksojnë se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Në një sqarim shtesë, bëhet me dije se çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar nga Akti Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026. Për këtë arsye, niveli i akcizës për karburantet do të vijojë të zbatohet i plotë, në masën 100%.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.