E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Unë dhe Edi nuk e prekim me dorë…
Publik News

Unë dhe Edi nuk e prekim me dorë…

Pasi iu publikuan disa foto ku shihet duke konsumuar lëndë narkotike, në rrjet ka plasur gallata me kryetarin e Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme publikuar nga Genc Sejko, Alla ‘’përbetohet” se ai nuk e ka prekur kurrë kokainën me dorë, njësoj si dhe kreu i qeverisë Edi Rama.

Nga ana tjetër vetë Alla në një reagim që pati sot pas publikimit të fotove, u shpreh se ai nuk është konsumues i lëndëve narkotike dhe se videoja që pritet të publikohet më vonë e plotë është e montuar.

“Nuk jam unë personi në foto apo video, gjithçka është e montuar”, është shprehur Alla.

Lidhur me videon e Allës reagoi sot dhe Partia Demokratike, përmes ish-deputetit Ervin Salianji.

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar k okainë.

Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike,” tha Salianji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.