E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Urdhri i ministrit Balla: Policët duhet të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionet  “SKY” apo “Encro Chat”
Lajme

Urdhri i ministrit Balla: Policët duhet të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionet “SKY” apo “Encro Chat”

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka miratuar urdhrin që i detyron uniformat blu të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionet “SKY” apo “Encro Chat”, që njihen edhe si aplikacione të përdorura gjerësisht nga anëtarë të krimit të organizuar.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe ata të Gardës së Republikës do të duhet të plotësojnë një formular përkatës, ku të vetëdeklarojnë nëse kanë përdorur apo jo këto aplikacione.

Formulari i Vetëdeklarimit po u shpërndahet për plotësim, strukturave të mësipërme dhe do të shërbejë si bazë për nisjen e verifikimeve.Çdo punonjës që do të rezultojë se ka përdorur këto aplikacione, do të përjashtohet menjëherë, përfundimisht, nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, apo Garda e Republikës.“Ministria e Brendshme është e vendosur për të çuar para përgjegjësisë ata punonjës të strukturave që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe grupet

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.