E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Urdhri i Vladimir Putin: Mos sulmoni, por as miza të mos kalojë
Bota

Urdhri i Vladimir Putin: Mos sulmoni, por as miza të mos kalojë

Reagon Ukraina: Rusia pranoi humbjen në Mariupol

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sot komandantët ushtarakë të anulonin një plan të dukshëm për të sulmuar fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol , bastioni i fundit i mbrojtjes së Ukrainës në këtë qytet. Në vend të sulmit ai urdhëroi trupat ruse që të mbyllnin zonën aq fort sa që as edhe “një mizë të mos kalojë”.

Ndërkaq, zyrtari i lartë i batalionit Azov, Maksym Zhorin, me bazë në Kiev, tha se komentet e liderit rus dëshmuan se trupat e tij po përpiqeshin të bënin përparim kundër forcave ruse.

“Rusët sapo kanë pranuar humbjen e tyre të mundshme. Presidenti Putin ndryshoi qëndrim, shtoi ai, sepse ata nuk janë në gjendje ta pushtojnë Azovstalin”, u shpreh ai.

Ndonëse forcat pushtuese kontrollojnë pothuajse të gjithë qytetin, ata nuk kanë mundur të largojnë ukrainasit nga fabrika e çelikut.

1

Luftëtarët atje përbëhen nga trupat e Azov – një grup i diskutueshëm me lidhje me të djathtën ekstreme – dhe marinsat.

Zhorin pretendoi se rusët kishin bombarduar civilët në qytet dhe se ata kishin përdorur bomba dhe municione me fosfor të bardhë në një përpjekje për të masakruar ukrainasit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.